Sport

Rexha: Ky është transferimi më i mirë i Gjilanit në këtë merkato

Futbollisti i Dritës, Kastriot Rexha beson se skuadra e Gjilanit ka një skuadër mjaft të mirë.

FC Drita, kampione në fuqi në Superligën e Kosovës nuk ka luajtur akoma asnjë ndeshje në Superligën e Kosovës në stinorin e ri për shkak të angazhimeve në Evropë – megjithatë Rexha ka shikuar takimet e kundërshtarëve kosovarë në kampionatin tonë, duke vlerësuar edhe paraqitjet e disa ekipeve.

Rexha beson se skuadra e Gjilanit ka “goditur” në merkato me futbollistin, Besar Musolli – i cili është prezantuar tek “Skiferat” para një jave.

“Gjilani ka një lider të ri në skuadër si Musolli dhe i ka dhënë një ngjyrë më të mirë lojës së Gjilanit në takimin ndaj Ballkanit. U pa që është lojtarë me përvojë dhe blerja më e mirë e Gjilanit këtë sezon është pikërisht Musolli”, tha Kastriot Rexha në Kanal10.

Kujtojmë që Rexha dhe Musolli kishin luajtur më parë së bashku te Hysi.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Gjilanit

Sport

Rikthehet mbrojtësi shqiptar, gati për debutim në Serie A

Sport

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun