Sport

“Revolucion” në futbollin kosovar, së shpejti një tjetër nivel i garave

Futbollit kosovar së shpejti mund t’i shtohet një tjetër nivel i garave.

Bëhet fjalë për Ligën U21, propozim i cili tashmë është zyrtarizuar nga këshilltari profesional i FFK-së, Ajet Shosholli, në koordinim me Bordin e Shoqatës së Trajnerëve dhe kryetarin e saj, Muharrem Sahiti.

Ky propozim tashmë i është paraqitur Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, organ i cili do ta shqyrtojë së shpejti për t’i dhënë drejtim kësaj ideje.

Trajneri i mirënjohur Ajet Shosholli, për faqen zyrtare të FFK-së e ka sqaruar propozimin e tij, duke thënë se formimi i kësaj lige është i domosdoshëm.

Ky është një lloj modeli të cilin e praktikojnë edhe vendet e tjera evropiane, të cilat garojnë me ekipet B.

Kjo ligë do t’i jepte mundësinë lojtarëve që të rrisin formën e tyre, teksa në të do të mund të përfshihen edhe dy-tre lojtarë nga ekipet e para, të cilët kanë mungesë të ndeshjeve apo për një kohë kanë qenë të lënduar.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar