Lajme

Reshjet e mëdha të shiut, kjo është gjendja në qytetet e vërshuara

Reshjet e mëdha të shiut që kanë filluar mbrëmë kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Deri më tani raportohet se vërshime ka pasur në Drenas, Pejë, Mitrovicë e vende përreth tyre.

Komuna e Drenasit ka kërkuar sot nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut. Sipas njoftimit të komunës rruga Drenas-Dobroshec është thuajse e pakalueshme.

“Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji”, njofton komuna, transmeton Gazeta Express.

Vërshime janë shkaktuar edhe në fshatin Grabovc i Epërm në Komunën e Obiliqit.

Me vërshime është ballafaquar edhe Komuna e Mitrovicës. Lulzim Dajakut nga Zhabari i Mitrovicës i është mbushur oborri i shtëpisë me ujë, për shkak të reshjeve të shiut. Banori i rrugës “Rasim Emini” ka thënë për Mitropol se nuk po mund të dalë nga shtëpia dhe se po frikësohet se uji mund t’i hyjë edhe brenda dhe t’ia dëmtojë të gjitha gjërat.

Raportohet se vërshime ka edhe në qytetin e Pejës.

Në ndërkohë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.

Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet.

Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius./Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Bahtiri flet për veturën superluksoze “Maybach”: Tregon se cili anëtarë i familjes e bleu atë

Lajme

Ja si po i kalon ditët Ivanka Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Lajme

Zhvarrimi i familjes Jashari, ja si Gërxhaliu e puthi kafkën e komandantit legjendar

Lajme

Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës