Zgjedhjet 2021

Republikanët e rinj nga SHBA, i japin mbështetje kandidaturës së Ramush Haradinajt për president

Kandidati i AAK-së për president të Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë mbështetjen nga Federata Kombëtare e të Rinjve Republikan nga SHBA-ja.

Nëpërmjet një letre ata i kanë dhënë mbështetje kandidaturës së Haradinajt për president.

 

Ata kanë thënë se e vlerësojnë udhëheqjen e ndershme të Haradinajt dhe sjelljen e tij në marrëdhëniet kosovaro-amerikane

“Ne kemi besim se ju do të mbani miqësinë tonë të fortë dhe vlerat e përbashkëta ndërsa vazhdoni të forcohoni bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, siç e keni bërë si Kryeministër duke punuar ngushtë me Pentagonin në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri me qëllimin për të rritur stabilitetin në rajon dhe për të mbështetur misionet paqeruajtëse të udhëhequra nga SHBA jashtë shtetit:, thuhet në letrën e tyre.

Të rinjtë republikan kanë përmendur edhe kandidatët e tjerë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të forta.

‘“Për më tepër, ne u kujtojmë kandidatëve të tjerë mbështetjen e fortë amerikane e cila nuk do të rrezikohet nga zgjedhja e përfaqësuesve që kërkojnë konfrontim me SBA-në dhe të cilët përfaqësojnë ideologji apo grupe që dihet se qëndrojnë kundër vlerave tona të përbashkëta dhe në disa raste edhe fizikisht kanë sulmuar institucionet kosovare dhe diplomatët amerikan”, thuhet në letër.

Të rinjtë Republikan nëpërmjet kësaj letre thonë se shpresojnë që marrdhëniet ndërmjet dy vendeve do të forcohen edhe më tutje.

Postime të ngjajshme
LajmeZgjedhjet 2021

Deputetja më e pafat në LDK, mori vetëm 397

LajmeZgjedhjet 2021

Ku u votua më shumë Vjosa Osmani?

LajmeZgjedhjet 2021

Kaq vota mori Behgjet Pacolli në zgjedhje

LajmeZgjedhjet 2021

Vjosa Osmani shkruan historinë, është personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë