Lajme

Republika e Kosovës sot shënon Ditën kombëtare për persona të zhdukur

Republika e Kosovës sot shënon Ditën kombëtare për persona të zhdukur. Në shënimin e kësaj dite Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime te memoriali për të Pagjeturit para ndërtesës së Kuvendit.

Edhe udhëheqësit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, së bashku me një numër të familjarëve të personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, do të vendosin lule tek memoriali i personave të zhdukur, para objektit të Kuvendit dhe njëkohësisht do t’u drejtohen mediave në një konferencë të shkurtër.

Udhëheqësit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, së bashku me një numër të familjarëve të personave të zhdukur u bëjn thirrje të gjitha palëve të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbardhur fatin e të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.

Institucionet e Kosovës si dhe organizatat joqeveritare vendore e ndërkombëtare thonë se gjatë luftës së Kosovës janë vrarë dhe zhdukur më shumë se 13.500 persona.

Por edhe sot, më shumë se 22 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës, 1.647 persona konsiderohen si të pagjetur dhe për ta ende nuk dihet asgjë.

Prej përfundimit të luftës e deri më sot, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, sipas kërkesave të familjarëve, janë evidentuar 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Fati i shumicës është zbardhur, por për 1.647 persona ende nuk dihet asgjë.

Autoritetet e Kosovës dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare bëjnë të ditur se rreth 80% e personave të zhdukur gjatë luftës kanë qenë meshkuj të moshës prej 18 deri në 40 vjeç.

Pjesa tjetër janë e moshës 41 deri në 60 vjeç, por ka pasur edhe disa raste të rrëmbimeve dhe zhdukjeve të personave mbi moshën 60-vjeçare.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin