Lajme

Rënia e temperaturave, kështu mund të dalloni COVID-in, ftohjen dhe gripin

Simptomat e gripit, koronavirusit ose ftohjes, në fazën e hershme, mund të jenë të ngjashme ndaj duhet patur kujdes për të kuptuar dallimin.

Simptomat e të trijave janë: Kolla, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje.

Është shumë e vështirë të bëhet dallimi midis simptomave të COVID-19, gripit dhe ftohjes, andaj edhe rekomandohet që qytetarët të kryejnë testin per koronavirus, në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur e të bëhet dallimi mes COVID’it e gripit.

Simptomat e COVID-19:

Ethe

Kollë

Vështirësi në frymëmarrje

Humbje të shijes dhe erës

Infeksioni mund të shkaktojë edhe pneumoni

Rrjedhje e hundës

Dhembje në fyt

Diare

Simptomat e zakonshme të ftohjes

Ftohja është një infeksion i butë viral i hundës, fytit, sinuseve dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, sipas NHS.

“Zakonisht përfshin teshtitjen dhe kollën, së bashku me dhimbje fyti, dhimbje koke dhe ndonjëherë humbje të shijes dhe nuhatjes,” tha Donovan.

I ftohti zakonisht largohet vetë brenda një ose dy javësh. Donovan sugjeron përdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve dhe sprej për hundë, për të lehtësuar simptomat. /lajmi.net

Simptomat e gripit

Ethe

Temperaturë

Kollë

Lodhje

Dhimbje koke

Të përziera

Dhimbje barku

Rrjedhje të hundëve

Dhimbje muskujsh

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia