Sport

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës para tri ndeshjeve të sotme

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, sot (e shtune) do të rikthehet futbolli elitar i Kosovës me disa ndeshje tejet interesante.

Në këtë fundjavë, do të zhvillohet java e 13-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, raporton “Zeri.info”.

Tri ndeshje do të luhen sot, ndërsa dy të tjera luhen në mesditën e së dielës.

Gjilani e pret sot Drenicën në Anamoravë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë vetëm rezultat pozitiv, sidomos skuadra vendase.

Feronikeli, skuadra që së fundmi ka pasur disa probleme të brendshme, e pret në shtëpi skuadrën simpatike nga Lipjani, Arbëria e Dobrajvs.

Dhe për fund, Besa do ta sfidojë kampionen e Kosovës, Dritën në Pejë.

Para ndeshjeve të sotme, vlen ta kujtojmë renditjen tabelore, të cilës vazhdon t’i prijë Ballkani i Ismet Munishit me 26 pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara, derisa në fund të tabelës është Besa me vetëm gjashtë pikë.

Të tri ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë