Sport

Rënditja tabelare e Superligës, pas takimit të sotëm

Më vështirë se që ishte pritur, por me shumë sukses Ballkani e ka triumfuar Arbërinë në ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Djelmoshat e Ismet Munishit i kanë parë të “zinjtë e ullirit” për të triumfuar takimin e zhvilluar në Obiliq, pasi që është dashur ta përmbysur rezultatin vazhdimisht.

Ishin vendasit që realizuan fillimisht me Sunaj Hasan në minutën e 35-të të ndeshjes, njëherit edhe goli i parë në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët barazuan me Mirlind Dakun në minutën e 54-të, mirëpo dhjetë minuta më vonë vendasit rikthyen epërsinë përmes Almir Kryeziut.

“Portokallinjtë” barazuan rezultatin fillimisht në minutën e 72-të, teksa dhjetë minuta më pas edhe morën epërsinë e pare në këtë takim pasi realizuan përmes Mirlind Dakut, i cili realizoi nga penaltia.

Krejt në minutat e fundit realizoi edhe Ermal Krasniqi për rezultatin përfundimtar Arbëria 2-4 Ballkani.

Rënditja tabelare.

Postime të ngjajshme
Sport

Skandaloze: Benzema kërkon nga lojtarët të mos pasojnë te Vinicius

Sport

Formacionet e mundshme të ndeshjes, Juventusi -Barcelona

Sport

Kuotat e bastoreve për ndeshjet e sotme të Superligës, këto skuadra janë favorite të mëdha

Sport

Ballkani – Prishtina, bastoret favorizojnë këtë skuadër