Sport

Renditja tabelare e Superligës së Kosovës pas tri ndeshjeve të sotme

Janë mbyllur katër ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së katërt, kryendeshja e sotme u zhvillua mes Dritës dhe Ballkanit, shkruan FrontOnline.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan u mbyll baras 0:0.

Me këtë barazim, Ballkani mbetet në vendin e dytë me tetë pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka shkaktuar senzacion duke “demoluar” Llapin në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:3.

Me këtë fitore, Malisheva ngritet në vendin e tretë me shtatë pikë, kurse Llapi bie në vendin e tetë me dy pikë.

Dhe në fund, Feronikeli vazhdoi me formë të mirë duke mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat minimal, 1:0.

Me këtë fitore, Feronikeli ngritet në vendin e pestë me gjashtë pikë, kurse Dukagjini në vendin e shtatë me dy sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar