Sport

Renditja e re e FIFA’s

Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s. Dardanët janë ngritur në dy vende më lart, shkruan Gazeta Metro.

Nga vendi i 113 në vendin e 111, Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s, ani pse rezultatet nuk ishin të dëshirueshme edhe në ndeshjet e fundit për vitin 2021.

Dardanët janë ngritur për dy vende pas ndeshjeve të nëntorit.
Në ndeshjet e nëntorit, Kosova u befasua nga Jordania në Fadil Vokrri, duke u mposhtur 0-2.

Dardanët ndryshuan fytyrën pak ditë më pas, duke barazuar 1-1 në udhëtim me Greqinë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Kjo paraqitje pozitive ka ndihmuar Kosovën që nga vendi 113 që ishte në tetor, të ngrihet në atë të 111.

Gjithashtu, lëvizja e ekipeve bëhet edhe në varësi të paraqitjeve të kundërshtarëve, andaj janë një varg rrethanash që ndryshon renditja e kombëtareve.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme