Lajme

Rekord i ri i rasteve me Covid19 në Kosovë, afro 1 mijë raste

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 963  raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Pejë 2 raste Prizren 2 raste, Kamenicë 1 rast, Podujevë 1 rast, Suharekë 1 rast, Viti 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 797 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.192.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ekskluzive: Adnan Merovci tregon sa herë janë takuar Adem Jashari e Ibrahim Rugova

Lajme

E turpshme – Gent Cakaj suImohet në Shqipëri pse e vizitoi Prekazin e Adem Jasharit

Lajme

LDK s’bën zë, Rudari ka pak fjalë, por jo shumë shpresëdhënëse

Lajme

Exit Poll: Ja kush fitoi në Podujevë!