Sport

Reja tregon arsyen pse nuk i ftoi Manajn dhe Balliun për ndeshjet e nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të kësaj faze kualifikuese.

Kuqezinjtë do të ndeshen me Anglinë dhe Andorrën që janë edhe dy takimet e fundit për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Trajneri italian i Shqipërisë, Edoardo Reja ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për lojtarët e ftuar.

Pyetja e parë ka qenë për mungesën e Ivan Balliut dhe Rey Manajt, dhe nëse sulmuesi nuk është ftuar për faktin se nuk i pasoi topin Uzunit ndaj Polonisë.

“Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkërisht”.

“Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin”.
“Do t’i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti”, theksoi Edoardo Reja.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *