Sport

Reja përjashton pesë lojtarë nga Kombëtarja

Shqipëria ka programuar miqësore më 7 tetor me skuadrën e Armenisë, teksa pavarësisht trazirave në këtë vend nuk ka ende një vendim për të mos u luajtur ndeshja.

Gjithashtu më 11 dhe 14 tetor Shqipëria do të luajë edhe ndeshje zyrtare, teksa do të përballen me Kazakistanin dhe Lituaninë në Ligën e Kombeve.
Trajneri Edi Reja ka marrë vendimin për të përjashtuar nga Kombëtarja për ndeshjet e radhës 5 lojtarë, sipas asaj që raporton “TCH”.

5 futbollistë, të cilët thyen disiplinën para ndeshjes më Lituaninë, duke shkuar te festa e fejesës së Odise Roshit, janë përjashtuar nga trajneri.

Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Armando Sadikun.

Megjithatë në listë do të ketë risi, teksa për herë të parë me Kombëtaren do të grumbullohen, Albi Doka, Sherif Kallaku, Jon Mersinaj dhe Xhakomo Vrioni.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani po feston fitoren në një kafene, Ismet Munishi pritet si një hero

Sport

Hyseni: Nuk bëmë paraqitje të mirë, ja se çfarë do ndodhë me Mezanin

Sport

Rezultatet e plota të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë

Sport

Idrizi: Ishim më të mirë se Gjilani, ky talent i yni do jetë nga më të mirët në Kosovë