Sport

Reja: Kemi fituar shumë futbollistë të rinj, ja si e mposhtim Lituaninë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Lituaninë, ku vlerësoi jo pak cilësitë e kundërshtarit, por theksoi se do të përpiqet t’i godasë ata në pikat më të dobëta.

Çfarë ndeshjeje prisni nesër ndaj Lituanisë, e cila është e vetmja që ju ka mposhtur në grup?
Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë, pasi kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë. Kemi pasur shumë pak mundësi për të konkretizuar ato pak raste që krijuam. Presingu në rritje dhe një incident me atë gabim tonin, solli edhe pësimin e golit, pasi ndeshja mund të përfundonte edhe barazim. Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se është një ekip me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtë gjë ta ushtrojë dhe nesër.

Çfarë do të bëjë ndryshe nesër Shqipëria?
Në aspektin fizik do të kemi një kundërshtar shumë të përgatitur, por do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre. Duhet të ushtrojmë presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, të arrijmë në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes.

Ka disa ndryshime krahasuar me ndeshjen e parë në Tiranë, pasi mungon kapiteni Hysaj, por edhe 6-7 futbollistë të tjerë. Si është situata te skuadra
Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë. Në këtë këndvështrim, pres një performancë mjaft të mirë nga të rinjtë edhe nesër. U besoj shumë dhe jam i bindur që do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.

A mund të ketë ndikim negativ grumbullimi i kaq shumë futbollistëve të rinj?
FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap mbas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj./SS/

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi i shpëton turpit, por jo edhe humbjes

Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa

Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Sport

Drita pësoi humbje nga Ballkani, Nuhiu flet për kartonin e kuq