Sport

Reja injoron futbollistët që dikur ishin kyç te Panucci

Shqipëria po teston të rinj, po mundohet të konsolidojë një skuadër e cila krahas objektivit për vendin e parë, si fokus kryesor ka ndërtimin për të qenë gati për “Euro 2024”.

Mirëpo, mes të gjitha testeve dhe provave të deritanishme, shihet qartë që jashtë optikës së trajnerit italian Edi Reja janë dy mbrojtës, të afruar dhe preferuar sidomos nga Christian Panucci, gjatë qëndrimit të tij në krye të kuqezinjve: Egzon Binaku si dhe Ivan Balliu. Jo vetëm kaq, por këtë herë, krahas rikthimit të Ledian Memushajt në mesfushë, pa ftesë mbetën Ergys Kaçe me pak minuta aktivizim në Greqi si dhe Taulant Xhaka, i rikthyer së fundmi nga një dëmtim, shkruan “Panoromasport”.

JASHTË VËZHGIMIT – Shqipëria po rindërton një grup me të rinj, por nga italiani nuk është preferuar për asnjë grumbullim as Egzon Binaku dhe As Ivan Balliu.

Dy lojtarët e linjës, respektivisht të majtë dhe të djathtë, nuk kanë marrë ende ftesë nga italiani. 25-vjeçari Binaku, pjesë e Norkoping, ka marrë minuta në vazhdimësi në kampionatin suedez pas një dëmtimi të rëndë në gju, por pa qenë për asnjë moment alternativë për t’u rikthyer kuqezi, pas pesë paraqitjeve me fanellën e Kombëtares ndër të cilat disa shumë premtuese.

Deri më tani, tetë ndeshje, 346 minuta në total dhe një asist, nuk i kanë mjaftuar Rejas që t’i dërgojë një ftesë. Gjithashtu, i lënë jashtë ka qenë edhe 28- vjeçari Balliu, titullar i padiskutueshëm tek Almeria në La Liga 2 të Spanjës, ku numëron 764 minuta në nëntë ndeshje. As mbrojtësi i djathtë nuk është preferuar, teksa me kquezinjtë numëron dy ndeshje nën drejtimin e Panuçit.

PA FTESË – Pa ftesë dhe i injoruar nga trajneri për këto tri ndeshje është lënë edhe Albion Ademi. 14 gola dhe tre asiste në Finlandë me Mariehamn, nuk janë preferuar nga trajneri reja dhe stafi i tij, për t’u vënë në dispozicion për këto tri ndeshje të fundit për këtë vit. Gjithashtu, jashtë janë lënë edhe lojtarë si Ergys Kaçe, pa shumë minuta dhe aktivizime në Greqi, apo edhe Taulant Xhaka, i rikthyer së fundmi në stërvitje me Baselin, pas një periudhe dëmtimi. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA LIVE: Gjilani – Drita & Feronikeli – Trepça ’89

Sport

Gjilani – Drita, sipas bastoreve kjo skuadër është favorite

Sport

Formacionet zyrtare: Lazio – Udinese

Sport

Derbi numër 34-të kampional pasluftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ja statistikat e përballjeve