Sport

Reginaldo drejt Kosovës, tri klube nga Superliga me ofertë konkrete për sulmuesin nga Mozambiku

Reginaldo Artur Faife është rikthyer sërish në skenë. Sulmuesi nga Mozambiu tashmë lidhet me një kalim të mundshëm në kampionatin elitar të futbollit kosovar, teksa siç mëson Gazeta “Sheshi” ai është ofertuar nga tri skuadra.

30 vjeçari sapo ka mbyllur aventurën e tij në klubin kazak “Kaysar” dhe tashmë është një futbollist i lirë për të negociuar.

Burime të Gazetës “Sheshi” pranë futbollistit kanë konfirmuar që ai tashmë ka pranuar tri oferta konkrete nga klubet kosovare dhe ditët në vazhdim mund të sjellin lëvizje në këtë drejtim.

 

Reginaldo ka qenë vazhdimisht cak i klubeve kosovare, mirëpo që në asnjë moment nuk është bindur për një aventurë në tokën “dardane”.

Më parë ai ishte pjesë e Luftëtarit, Laçit dhe Kukësit në Shqipëri, derisa karrierë ka bërë edhe te skuadrat portugeze Nacional dhe Santa Clara.

Postime të ngjajshme
Sport

Çyrbja kishte dy oferta për tu larguar nga Gjilani, e kërkuan edhe rivalët nga Superliga

Sport

Festë e madhe tek Arbëria, përfshihen edhe stafi i hotelit turk

Sport

Ozil mbërrin në Stamboll, Muriqi e shikon në TV

Sport

Tovërlani tregon se cila skuadër Drita apo Prishtina është favorit për ta fituar Superkupën