Sport

Refuzoi Arsenalin dhe Dortmundin, Locatelli arrin marrëveshje me skuadren italiane

Mesfushori italian, Manuel Locatelli, është edhe më afër kalimit te Juventusi, shkruan Zeri.info.

Locatelli ka refuzuar ofertat nga Arsenali dhe Borussia Dortmundi, pasi dëshira e tij ishte të transferohej vetëm te “Zonja e Vjetër”.

Nicolo Schira raporton se reprezentuesi italian tashmë ka arritur marrëveshje personale me Juventusin. Ai ka pranuar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Juventusi tani është duke punuar për ta mbyllur marrëveshjen edhe me Sassuolon.

Një takim mes krerëve të të dy klubeve është planifikuar për javën që po vjen.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet