Lajme

Refuzimi i gazpërçuesit amerikan: ‘Ka me na kushtuar shumë si shtet, është interes madhor ta kemi Amerikën këtu’

Profesori universitar si dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi e ka cilësuar refuzimin e gazpërçuesit amerikan si një ndër gabimet më të mëdha dhe ndoshta me e madhja e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Latifi e ka konsideruar si gabimin më të madh të kësaj qeverie refuzimin e gazpërçuesit amerikan .

Tutje ai ka thënë se ky veprim i Qeverisë Kurti do t’i kushtojë shumë Kosovës si shtet.
“Është interes madhor që ta kemi Amerikën këtu , mendoj që ka me na kushtuar shumë edhe neve si shtet. Ndoshta gabimi më i madh i kësaj qeverie”, tha Latifi në Pressing.

“Jemi një shtet i pa kryer i papërfunduar, që po kemi problem me u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ata që i kemi shtete aleatë për ditë e më pak janë duke folur për ne, një vendim që nuk do duhej të ndodhtë asesi, argumente janë të pa kuptueshëm”, tha tutje Latifi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati