Sport

Referë nga Kosova apo Turqia për Superkupën? – përgjigjet Fisnik Kërçeli

Tashmë është zyrtare, takimi final i Superkupës do të luhet në Turqi, përcjellë Gazeta Olle.

Ky vendim është marrë nga drejtuesit e Prishtinës dhe ata të Dritës të cilët poashtu kanë vendosur që data në të cilën do luhet ky takim do jetë 23 Janari.

Por, akoma nuk dihet se nga cili vend do të jenë referët që do ndajnë drejtësinë në këtë takim.

E pikërisht për këtë temë, “Gazeta Olle” ka kontaktuar me Drejtorin Sportiv të kryeqytetasëve, Fisnik Kërçelin.

 

“Nuk kemi akoma info se a do jenë gjyqtarët nga Kosova apo nga Turqia, por unë mendoj se do ishte mirë nëse do të kishin me qenë vendor” – tha Kërçeli për “Olle”.

I pyetur se pse Otto John nuk i është bashkuar ende skuadrës, Kërçeli dha këtë arsyetim.

“Otto po pret të marr lejen e qëndrimit për të hyrë në Kosovë, besoj se brenda pak ditësh i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës”.

Përveç se në Superkupë, Prishtina do të ketë përballë Dritën edhe në raundin e 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89 huazon yllin e Ballkanit

Sport

Tahir Batatina tregon shumën që një skuadër paguan për të kryer përgatitjet në Antalya

Sport

"Ismet Munishi do t’i mungojë Superligës, Ballkani gaboi që e largoi"

Sport

BOOOMBË: Ballkani e huazon Albin Kaprën tek rivalët e Superligës