Lajme

Reçica thotë Fatmir Limaj është boshti i fortë i koalicionit NISMA-AKR-PD

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, nga Nisma Socialdemokrate, Skënder Reçica, ka thënë se baza e fortë e koalicionit të NISMA-AKR-PD, është Fatmir Limaj si i nominuar për kryeministër.

“Boshti i ri politikë i krijuar nga koalicioni është një risi. Kjo pasi kemi disa parti të cilat po konsiderohen si parti të mëdha por që nuk janë të tilla. Programi i partisë tonë është i mirë për qytetarët e Kosovës, për dy vite sa ishim në pushtet kemi treguar se jemi për qytetarë”, ka thënë Reçica në RTV Dukagjini.

Tutje Reçica përball analistëve ka shtuar se NISMA ka qenë e gatshme edhe të shkojë e vetme në zgjedhje.

Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se konsistenca politike e zotit Limaj si prijës i koalicionit në qeverisjen dy vjeçare është treguesi më i mirë se NISMA ka punuar për të mirën e qytetarëve.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat