Shendeti

Receta për gatimin e mishit të pulës në salcë toskane ka mbi tre milionë shikime!

Salca është aq kremoze sa nuk do të mund të ndaloni së ngjyeri bukën

Nëse ju pëlqejnë recetat italiane, mishi i pulës në salcë toskane me siguri do të jetë në listën tuaj të pjatave të preferuara!

Përbërësit:

4 fileta pule
1 vezë e madhe
3 luge miell
kripë, piper
rigon dhe trumzë të thatë
spec i kuq
vaj ulliri
qepë
2 thelpinj hudhra
160 gram domate të thara
piper i kuq
1 lugë gjelle koncentrat domatesh
90 mililitra verë të bardhë
240 mililitra supë pule
90 mililitra salcë kosi
90 gram spinaq

Përgatitja:

Rrihni vezën dhe përzieni miellin me erëzat. Rrihni mishin dhe rrokullisni fillimisht në vezë, pastaj në miell. E skuqni në një tigan dhe e fusni në furrë, ku duhet të piqet edhe për dhjetë minuta të tjerë, ndërkohë që përgatisni salcën.

Skuqini qepën dhe hudhrën e grirë, më pas shtoni rigon dhe trumzë dhe spec djegës. I trazoni dhe i shtoni domatet e thara në diell, si dhe specin e prerë në formë shiritash.

Shtoni koncentratin e domates, ziejini për dy minuta dhe hidhni verën e bardhë. Nëse jeni duke e përgatitur këtë recetë për të gjithë familjen, anashkaloni verën e bardhë nëse keni fëmijë.

Më pas shtoni supën në salcë, hidhni kripë dhe piper, shtoni ajkën e kosit dhe ziejini edhe për disa minuta. Pak para fundit shtoni spinaqin, kthejeni pulën në tigan dhe shërbejeni sipër me majdanoz dhe parmigiano.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Related posts
LajmeShendeti

Infektologu Ramadani, personat që vaksinohen janë jashtë rrezikut për jetë

LajmeShendeti

14 vjet që kur Kosova ka miratuar Ligjin për sigurime shëndetësore

LajmeShendeti

Infektologu Ilir Tolaj, rritja e infektimeve është bërë nga aktivitetet politike

LajmeShendeti

Po trajtohen 4 gra shtatzëna me Covid në QKUK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *