Sport

Realizoi 31 gola në Superligë, por kaq minuta aktivizohet Daku në dy miqësoret e Kosovës

Kosova ka shënuar dy fitore në miqësoret e qershorit.

Dardanët fitoren e parë e realizuan në “Fadil Vokrri” ndaj San Marinos, 4-1, ndërsa të dytën ndaj Maltës, 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në Austri, shkruan Gazeta Olle.

Katër golat në ndeshjen e parë i realizoi Vedat Muriqi, ndërsa Milot Rashica shënoi të dy golat në miqësoren e dytë.

Edhe pse ishin dy miqësore për t’i testuar futbollistët e rinj, ‘bomberi’ i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, luajti në total vetëm 10 minuta në të dy ndeshjet.

 

Sulmuesi i Ballkanit, ndaj San Marinos u fut në lojë në minutën e 82-të, ndërsa ndaj Maltës në atë të 88-të.

Daku ka realizuar plot 31 gola gjatë sezonit të fundit në Superligë, por Challandes nuk po i jep aspak hapësirë në ndeshjet e Përfaqësueses.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”