Sport

Reali mposht sërish Shakhtarin

Real Madridi ka shënuar fitoren e tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e raundit të katërt në Grupin D, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti sërish Shakhtar Donetskun.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu”, ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Karim Benzema shënoi të dy golat e fitores për “Los Blancos”, teksa për ukrainasit shënoi Fernando.

Real Madridi tani është lider në grup me nëntë, tri më shumë se Sheriff Tiraspol, që sonte takohet me Interin.

Kurse, Shakhtar Donetsk mbetet në pozitën e katërt dhe të fundit me vetëm një pikë.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *