Sport

Real Madridi fiton dramën në “Mestalla”

Real Madridi ka regjistruar një fitore sa të rëndësishme aq edhe të vështirë në udhëtim te Valencia.

“Mbretërit” fituan 1-2 ndaj vendasve të cilët patën avantazhin deri në katër minutat e fundit të kohës së rregullt, shkruan Demokracia.com.

Duro i dha epërsinë nikoqirëve kur po rrjedhte minuta e 66-të.

Los Blancos u rikthye në lojë me brazilianin, Vinicius Junior që barazoi shifrat në të 86-tën minutë.

Por, dy minuta më vonë ishte Karim Benzema ai që “vulosi” fitoren e Real Madridit me gol.

Kësisoj, Real Madridi kryeson La Ligan me 13 pikë, dy më shumë se Atletico që pozicionohet një vend më poshtë.

Valencia pas kësaj humbje zbret në pozitën e tretë me 10 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf