
Kampionët e Spanjës, Real Madrid kanë filluar të hulumtojnë rreth zëvendësimit të mundshëm të kapitenit, Sergio Ramos, shkruan “Zeri.info”.
Mbrojtësi dhe kapiteni i Realit duket se po kalon sezonin e fundit me “mbretërit” pasi kontrata i skadon në qershor dhe marrëveshja për rinovim nuk duket afër.
“Los Blancos” po e shikojnë mbrojtësin e Villarealit, Pau Torres si një zëvendësim të Sergio Ramosit, sipas “Tiempo de Juego”.
Madrilenët do të kerkojnë të sjellin Torresin në “Santiago Bernabeu” nëse kapiteni i tyre largohet, pasi kanë qenë të impresionuar nga paraqitjet e fundit të 23-vjeçarit.