
Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi ka arritur marrëveshje me talentin e ri brazilian, Reinier Jesus Carvalho.
Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin brazilian, i cili skuadrës madrilene do t’i bashkohet gjatë verës.
‘Sport Mediaset’ raporton se 17 vjeçari dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje transferimi, por ai do të qëndroj te Flamengo deri në fundin e sezonit.
Reiner ka kontratë të vlefshme me Flamengon deri në vitin 2024, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve besohet të jetë rreth 25 milionë euro.
Megjithatë, detaje tjera nga kjo marrëveshje mes tij dhe Real Madridit ende nuk janë bërë të ditura.