Sport

Real Madrid e do yllin e Chelseas në këmbim për Hazard

Real Mdrid është duke konsideruar të bëjë një shkëmbim me Chelsean gjatë afatit të ardhshëm veror.

Bëhet fjalë për yllin anglez, Reece James që ka fituar vëmendjen e gjigantit spanjoll pas shkëlqimit në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Sipas El Nacional, potenciali i James ka fituar vëmendjen e “Los Blancos” që e duan ta përfshijnë në marrëveshje për Eden Hazard.
Raporti shton se Chelsea është duke punuar për të rikthyer në skuadër Hazardin, që nuk gjeti formën që prej kalimit në Spanjë në vitin 2019.

Chelsea nuk do dojë ta humbas një lojtar si James, ngase 21-vjeçari më shumë gjasa do jetë pjesë e klubit për të ardhmen.

Vlera e anglezit kushton rreth 45 milionë euro, karton të cilën Reali do e paguajë pa problem në rast që “Blutë” pranojnë ta shesin.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit