Sport

Reaguan ashpër pasi humbën ndeshjen e barazhit, ky është vendimi i FFK-së për Trepçën ’89

Trepça ’89 e humbi ndeshjen e barazhit të Superligës nga Dukagjini, pas ekzekutimit të penalltive.

Pas përfundimit të takimit pati reagime të ashpra nga skuadra mitrovicase, duke filluar nga kryetari, trajneri e pjesa dërmuese e stafit, duke hedhur akuza drejt gjyqtarëve dhe FFK-së, shkruan Gazeta Olle.

Për këto veprime, është hapur procedurë disiplinore ndaj:

-ndaj KF ”Trepça89”; motivi; Në faqen zyrtare të KF ”Trepça’89” akuzohen krerët e FFK-së si dhe organet e saj për kinse janë shkaktar kryesor për humbjen e statusit të Superligës.
Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF ”Trepça’89” deri me datë 04.06.2021 ora 13:00.

-ndaj kryetarit të KF “Trepça’89”, Abedin Zeka; motivi: Pas përfundimit të vazhdimeve të ndeshjes dukshëm i frustruar nga rezultati i drejtohet gjyqtarit kryesor me ton të lartë duke e ofendonte në mënyrën më banale të mundshme duke vazhduar edhe pas ekzekutimit të penalltive. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Kërkohet deklaratë shtesë deri me datë 04.06.2021 ora 13:00.

-ndaj trajnerit të KF “Trepça’89”, Shpëtim Idrizi, me nr ID 000934M81; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në prononcim për media akuzon dhe fajëson organet e FFK-së për rënien nga Superliga. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Kërkohet deklaratë shtesë deri me datë 04.06.2021 ora 13:00.

-ndaj zyrtarit të KF “Trepça’89“, Even Zeka; motivi: Në minutën e 90-të futet në fushë nga bankina e KF “Trepça’89”, për ta larguar topin dhe fillon të ofendojë gjyqtarin kryesor, me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjini. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Kërkohet deklaratë shtesë deri me datë 04.06.2021 ora 13:00.

Gjatë ditëve në vazhdim pritet vendimi për të gjithë të apostrofuarit.

Postime të ngjajshme
Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare

Sport

Bislimi ende s’ka vendosur për të ardhmen, ka oferta nga Superliga e Superiorja!