Sport

Reagon Prishtina, tregon se a do të testohet pas kontaktit me kryeministrin Hoti

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv me koronavirus.

Të mërkurën e kaluar, Hoti ishte pjesëmarrës në festën e Prishtinës.

Fituesi i Kupës ka reaguar përmes një postimi ku ka treguar se a do të testohen gjatë ditëve në vijim.

Ky është njoftimi i plotë i tyre:

Sqarim

Duam të sqarojmë opinionin që FC Prishtina do të testohet me kërkesën e saj për shkak fillimit të përgatitjeve. Ky është testimi i dytë që skuadra bënë gjatë pandemisë, ndërsa do ta bëjë edhe një tjetër me gjasë para ndeshjes kualifikuese në Evropa Ligë.

Çdo gjë tjetër që mund të lexoni është spekulim i pastër. Nuk ka skuadër a klub vendor që nuk ka dyshuar për ndonjë të infektuar dhe gjithmonë me test apo pa test ata futbollistë iu janë shmangur seancave stërvitore dhe në kohë të caktuar janë vetizoluar.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Kryeministri Hoti i gëzohet fitores së Liverpoolit

Sport

Deklarata e javës vjen nga Ismet Munishi

Sport

Sahiti: Drita duhet të luante ndaj Prishtinës, çka nëse do të shkonin në grupe, a do t’i shtyhej gjithë kampionati?

Sport

Përfundon super ndeshja, Liverpool - Arsenal