
Ballkani e ka zyrtarizuar shkëputjen e marrëveshjes me trajnerin e mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.
Pas një viti e gjysmë në Suharekë, Munishi nuk do të jetë më trajner i Ballkanit, raporton “Zeri.info”.
Skuadra suharekase ishte paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme nën drejtimin e Munishit, derisa Ballkani u kualifikua për herë të parë në histori të klubit në finalen e Kupës së Kosovës.
Madje, “Xhebrailat” shquheshin edhe për futbollin e bukur.
Lamtumirë Suharekë
Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .
Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates.
I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.
Fc Ballkanit , Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit .
Jam shumë krenar me punen time
Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu.