Lajme

Reagon mërgimtari që u shpall në kërkim si person i rrezikshëm: Tash e 35 vite jetoj në Gjermani

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme kishte shpallur në kërkim Agim Dreshaj nga Prigoda e Istogut. Sipas policisë ai kërkohet për veprën penale “Mashtrim”.

Kurse pas publikimit të lajmit në mediat e shkruara ka reaguar vetë Dreshaj i cili ka thënë se ai ka 35 vite që jeton dhe punon në Gjermani.

“Sot përmes mediav e pash veten time ne kërkim policor për mashtrim. Unë Agim Brahim Dreshaj i lindur ne Prigodë te Istogut tash e 35 vite jetoj dhe punoj ne Gjermani. Deri me sot askënd se kam mashtruar e as një te keqe askujt nuk ja kam mënduar”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje Dreshaj ka bërë thirrje që kushdo që ndihet i mashtruar nga ai, ti ketë dëshmitë e mashtrimit, pasi sipas tij do të punojë që e vërteta të del ashtu siç është.

“Ju lutëm te gjithëve atyre qe ndihen te mashtruar nga unë qe ti postojnë dëshmitë e mashtrimit. Do angazhohemi qe e vërteta te del ashtu siq është’, ka shtuar mërgimtari. /reporteri.net

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet