Lajme

Reagon Mërgim Lushtaku: Ja si e quan Sveçlën

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtuar ministrin e brendshëm Xhelal Sveçlën, si ‘’ministër i gurëve dhe molotovëve’’, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se sjellja e policit ndaj invalidit të luftës, Faik Fazliut, është e papranueshme.

‘’ Sjellja e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së Faik Fazliut, është e papranueshme dhe jonjerëzore, marrë parasysh që Faiku njërën këmbë e kishte dhënë për lirinë e Kosovës dhe si i tillë nuk e meriton trajtimin të cilin e pamë në videot e shpërndara në portalet e ndryshme’’, shkroi Lushtaku.

Ai shtoi se ministri i gurëve dhe molotovëve, duke iu referuar Sveçlës, se nuk ka të drejtë morale të ligjëroj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen ndaj shtetit.

Postimi i plotë:

‘’ Ministri i gurëve, molotovëve dhe rrotullimit të automjeteve nuk ka të drejtë morale të na ligjëroj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen ndaj shtetit.

Sjellja e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së Faik Fazliut, është e papranueshme dhe jonjerëzore, marrë parasysh që Faiku njërën këmbë e kishte dhënë për lirinë e Kosovës dhe si i tillë nuk e meriton trajtimin të cilin e pamë në videot e shpërndara në portalet e ndryshme.

Zyrtarët policorë sipas ligjit duhet t’i respektojnë të drejtat dhe liritë personit dhe të minimizojnë çfarëdo pasoje të dëmshe edhe gjatë ndërhyrjes së nevojshme e cila në bazë të filmimeve nuk dukej se kishte shkas.

Policia e Kosovës duhet të zbatoj ligjin, pa u ndikuar nga politikat ditore të ish recidivistëve tashmë bartësve të pushtetit.’’

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë