Sport

Reagon KB Peja për propozimin e Rashicës, që fotoja e Dardan Berishës të bëhet logo e Superligës

Klubi i basketbollit Peja, përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar për propozimin e Andin Rashicës, shkruan Zeri.info.

Trajneri nga Prishtina, Andin Rashica ka propozuar që fotoja Dardan Berishës gjatë një aksionit ndaj Ponte Prizrenit të bëhet logo zyrtare e Superligës së Kosovës.

”Sakrifica e Dardanit për ti lënë Ligat më të forta të Evropës dhe për ta ngritur basketbollin kosovar, poashtu duke përfaqësuar këtë të fundit më së miri në arenën ndërkombetare, ashtu sikurse Përfaqësuesen e Kosovës, dhe Sigal Prishtinën, por edhe duke qenë motiv i shumë të rinjëve që të mirren ne basketboll, mendoj se janë disa nga treguesit më të mirë se pse kjo fotografi duhet të bëhet pjesë e llogos së garës elitare kosovare”, ka thënë Rashica për “AsistiOnline”.

Pas kësaj ideje klubi ku luan Berisha, Peja ka postuar një foto se si do dukej logoja e asaj fotoje.

“Çka po mendoni ?” kanë shkruar në përshkrim faqja zyrtare e klubit pejan.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?