Sport

Reagon Ismet Munishi pas debutimit të Mirlind Dakut me Kosovën

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, ka debutuar me kombëtaren A të Kosovës në ndeshjen miqësore, të cilën ‘Dardanët’ e humben nga Shqipëria me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i Dakut, Ismet Munishi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se sulmuesit gjilanas i mjaftuan 7 minuta lojë dhe 2 prekje të topit për të treguar kualitetin që ka.

“Urime debutimi Mirlind.Mjaftuan 7 minuta dhe 2 topa qe i preke me tregu kualitetin qe e ke .Unë biri yt Kosovë”, ka shkruar trajneri i Ballkanit në facebook.

Mirlind Daku u inkuadrua në lojë në minutën e 84’ për të bërë paraqitjen e parë me Kosovën

Postime të ngjajshme
Sport

Statistikat e Ronaldos dhe Messit në listën e ngushtë për formacionin e vitit

Sport

Barcelona e do Shkodran Mustafin në janar

Sport

ZYRTARE: Peja bëhet me kryetar të ri

Sport

UEFA publikon listën me kandidatët për ekipin e vitit