Sport

Reagon Gjilani para ndeshjes me Prishtinën

Nesër zhvillohet ndeshja e xhiros së 13-të kampionale, ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.

Ndeshja e parë e këtij sezoni mes tyre ishte zhvilluar në kryeqytet, ku Gjilani kishte barazuar në sekondat e fundit të ndeshjes, për të dalur me një pikë nga “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Albert Dabiqaj që realizoi me kokë në minutën e 96-të, pas asistimit fantastik të Augustin Torassas.

Kuqebardhët kanë postuar pikërisht këtë gol në faqen zyrtare të klubit, para ndeshjes së nesërme ndaj Prishtinës, të cilën e presin në shtëpi.

“Asistimi i Agustin Torassa apo goditja mjeshtërore e Albert Dabiqaj. Ne kemi zgjedhur dyjat…”, është shkruar në postim.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat, në rast fitore Gjilani ngritet në krye të tabelës, ndërsa Prishtina rikthehet në top pesëshe.

https://www.facebook.com/watch/scgjilani/

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *