Sport

Reagon edhe ambasadori i Italisë në Kosovë para ndeshjes historike të “Dardanëve”

Edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar për ndeshjen e sotme të Dardanëve me Maqedoninë. Ai i ka uruar fat Kosovës.

Kosova do të luajë me shumë mungesa sonte kundër Maqedonisë, në ndeshjen historike për ‘Dardanët’ që kërkojnë t’i afrohen edhe një hap më shumë Kampionatit Evropian.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën grupore në Euro vitin e ardhshëm.

Fatkeqësisht, për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar para këtij takimi. Ai përmendi në veçanti lojtarët e Dardanëve që luajnë në Itali dhe mungojnë sonte, por beson se edhe pa ta – Kosova mund t’ia dalë dhe të shkruajë historinë.

“Kësaj radhe fatkeqësisht pa Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Vedat Muriqin… por ende… Forca #Kosova!!”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të dyja në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, e siguruan këtë mundësi të artë për kualifikim pasi i fituan grupet e veta përkatëse në Ligën D në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani po feston fitoren në një kafene, Ismet Munishi pritet si një hero

Sport

Hyseni: Nuk bëmë paraqitje të mirë, ja se çfarë do ndodhë me Mezanin

Sport

Rezultatet e plota të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë

Sport

Idrizi: Ishim më të mirë se Gjilani, ky talent i yni do jetë nga më të mirët në Kosovë