Sport

Reagon Ballkani: Futbolli i Kosovës ka degraduar, a jemi duke luajtur futboll apo duke bërë “matematika”

Klubi Futbollistik “Ballkani” nga Suhareka ka reaguar ashpër për ndeshjet e fundit të cilat po luhen në futbollin kosovar.

Klubi nga Suhareka përmes një letre të nisur për Presidenten e Republikës së Kosovës, Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë kërkuar që të merren me këtë çështje sa nuk është bërë vonë, kjo për hir të rinisë kosovare dhe investimeve të mëdha të cilat po i bëjnë investitorën me djersen e tyre.

Më poshtë e gjeni letrën e plotë:

Letër e hapur

Për:Presidentën e Republikës së Kosovës

Kryeministrin e Republikës së Kosovës

Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Cc:Kushdo që është i interesuar

Tema: Kampionati i Kosovës në Futboll – Superliga

Të nderuar/a,

Pa asnjë fije dyshimi konsiderojmë që secili qytetarë i Republikës së Kosovës është gëzuar me faktin që futbolli vendor u anëtarësua në FIFA dhe EUFA, duke shpresuar se përfundimisht futbolli i Kosovës po dilte nga mjerimi ku kishte mbetur si rezultat i okupimit.

Fatkeqësisht kjo shpresë rezultoi e dështuar për arsye se përveç problemeve të okupimit dhe të mos inkuadrimit në mekanizma ndërkombëtarë, tani jemi duke u ballafaquar me mos zhvillimin, pengimin apo thjesht shkatërrimin e futbollit në Kosovë, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, fajtorë janë vet faktorët e futbollit kosovar.

Si është e mundur që për vite me radhë në futbollin e Kosovës, ose më saktë në përfundim të çdo sezoni të futbollit qoftë në garat e kampionit apo të kupës, opinioni më tepër merret me kalkulime matematikore sesa me futboll të vërtetë. A jemi ne duke luajtur futboll, apo jemi duke bërë “matematik“, sepse ne si klub jemi regjistruar në FFK për të luajtur futboll, e jo për të bërë “kalkulime”.

Si është e mundur që opinioni të dijë, e me javë para ndeshjes dinte si do të përfundonte ndeshja. Cili klub cilit klub tjetër po ia lëshon lojën, cili klub e lëshon kupën për kampionat, e cili klub e lëshon kampionatin për kupë etj.

Mjafton të hysh në faqet zyrtare të klubeve dhe këtë fenomen e vëren nga vet tifozët e klubeve gjegjëse, fatkeqësisht në krejt këtë maskaradë janë të përfshirë disa klube, disa mbetje politike dhe FFK, kjo e fundit në mënyrë mjeshtërore kryen punën e sajë duke vendosur cili klub do bëhet kampion, e cili do ta fitojë kupën, si dhe cili do mbetet pa asgjë.

Mjafton t’i shohim vetëm ndeshjet e muajit të fundit në kupë dhe të kampionatit që të arrijmë në përfundimin se futbolli në Kosovë ka degraduar në çdo aspekt.

Prandaj i lusim të lartshënuarit dhe mekanizmat ligjorë të fillojnë të merren më këtë çështje sa nuk është bërë vonë, kjo për hir të rinisë kosovare dhe investimeve të mëdha të cilat po i bëjnë investitorët me djersen e tyre.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të