Sport

Reagojnë “Intelektualët”

Kampionia në fuqi, Drita, është befasuar në Pejë ku i ka ndarë pikët me Besën e cila tashmë ka rënë nga Superliga dhe kësisoj gjilanasit kanë bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e kampionit, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-1, ku gjatë gjithë ndeshjes dy skuadrat kanë mundur t’i arkëtojnë pikët e plota me rastet që kanë krijuar.

Megjithatë, tifozët e Dritës, “Intelektualët”, kanë reaguar përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, duke shfaqur përkrahjen e madhe për klubin e zemrës.

“Kalaja e Dritës nuk mposhtet kur ajo humb por mposhtet kur dorëzohet, e Drita nuk do të dorëzohet kurrë, ne gjithmonë do të luftojmë. We don’t give up, we fight together!”, kanë shkruar “Intelektualët”.

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit, Drita pozicionohet në vendin e tretë me 65 pikë, dy më pak se lideri, Ballkani, i cili ka 67 sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s