Lajme

Reagojnë familjarët e Nazlijes pasi u tha që ka vdekur nga koronavirusi

Ka ndërruar jetë të dielën në QKUK 19-vjeçarja nga Mitrovica, Nazlije Sherifi.

19-vjeçarja Nazlije Sherifi nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e veshkave, ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike dhe Universitare.

E gjatë ditës së sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se 19-vjeçarja përpos sëmundjes së saj ishte infektuar edhe me koronavirus, e një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK).

Mirëpo, është vëllai i të ndjerës, Ilir Sherifi, i cili këto rezultate të IKSHPK-së, i quan mashtrime dhe montim.

Sipas tij, me kohë do të demaskohen të gjithë ata që siç u shpreh ai, po përpiqen të bëjnë padrejtësi në ditët e tyre më të rënda.

“Falënderoj IKSHP për mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia do qejfi, do vij koha kur do demaskohen të gjithë ata që po tentojnë të bëjnë padrejtësi në këto ditë të rënda për ne”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Theksojmë se për 19-vjeçaren Nazlije Sherifi, ka qenë edhe Valmir Aliçkaj, nga Deçani i cili në mënyrë vullnetare ishte deklaruar se do t’ia dhurojë veshkën e tij.

Po ashtu vlen të përmendet se e ndjera ishte në pritje të rezultatit për transplantimin e veshkës.

 

Postime të ngjajshme
Lajme

“Ma mirë s’po foli”, Vlora Çitaku me status misterioz

Lajme

Pacolli:Veç sot 5 komentues më fyen, ishin anëtarë të familjeve që u ndihmoja me shumë para

Lajme

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Shenjtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Lajme

Shkëlzen Gashi kritikon Glauk Konjufcën