Sport

Reagimi i Ronaldos në momentin e zëvendësimit dhe sqarimi i Pirlos

Cristiano Ronaldo ishte sërish në qendër të vëmendjes në derbin e rivalëve Inter dhe Juventus në kuadër të Kupës së Italisë.

Superylli i Zonjës së Vjetër shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij (2-1) në ndeshjen e parë gjysmëfinale që u zhvillua në Giuseppe Meazza.

Andrea Pirlo e zëvendësoi futbollistin kryesor në minutën e 76-të (duke inkuadruar në lojë Alvaro Moratan) dhe kjo natyrisht se nuk i pëlqeu portugezit. Megjithatë, pasi u ul në bankë, ai u qetësua dhe filloi t’u jepte instruksione bashkëlojtarëve.

Duke qenë se Juve ka një orar të ngjeshur në muajin shkurt, trajneri vendosi t’i jepte disa minuta pushim futbollistit që të premten (5 shkurt) mbush 36 vjet.

“E kuptoj se Ronaldo nuk ishte i kënaqur që u zëvendësua, mirëpo duhej të pushonte për ndeshjen e ardhshme në Serie A, madje edhe pse vetëm pak minuta”.

“Ai iu përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme kritikëve me atë që bëri në këtë ndeshje. Kemi një skuadër me shumë kampionë dhe duhet t’i shfrytëzojmë të gjithë”, ka deklaruar Pirlo për RAI Sport.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ish-trajneri i Vëllaznimit merr drejtimin e Prishtinës

Sport

Morina i gëzohet pikës së fituar në Gjilan

Sport

Batatina: Ne e mundëm vetën, nuk na mposhti Prishtina

Sport

Sokoli flet pas barazimit kundër Arbërisë