Sport

Reagimi i Ponte Prizrenit pas përleshjes, e quan Dardan Berishën ‘polak’

KB Ponte Prizreni ka bërë një postim në rrjetin e tyre zyrtar në facebook mbi përleshjen që ka ndodhur mes tyre dhe KB Pejës.

Me të përfunduar pjesa e parë është bërë e ditur se ka pasur përleshje mes dy skuadrave, ku janë goditur me grushta e shqelma lojtarët dhe stafi i skuadrave, njofton lajmi.net.

Pas këtij incidenti të madh që ka ndodhur, ka reaguar edhe klubi i KB Ponte Prizrenit duke thënë se provikimin të parët e kanë nisur klubi pejan.

Më poshtë mund të lexoni edhe reagimin e plotë dhe të papërmirësuar:

Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit.
Fund qerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rënd jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët Pejanë konkretisht Brandon Walters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeq.
Kjo erdhi në saje të neglizhencës të Komesarit garave Faton Kurshumliu i cili me delegim karastrofik të gjyqtarëve e solli fatin deri te përleshja.
Të lënduarit kanë hapur rast dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca dhe është hapur rasti në polici.
Kryesia e klubit tani do merr vendim për hapat e mëtutjeshëm.
Akoma nuk dihet nëse kjo ndeshje do të luhet përsëri apo njëra nga skuadrat do të eliminohet./Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës