Sport

Reagimi i Neymarit pasi dështoi transferimi i tij te Barça

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Neymar ëndërronte që të rikthehej te Barcelona, por klubi spanjoll nuk arriti që të bënte marrëveshje me PSG-në, me 27 vjeçarin që kishte shpërthyer në lot kur e kishte kuptuar se do të qëndronte në Francë për të paktën edhe një edicion

Ylli brazilian ka qenë i lidhur vazhdimisht me një rikthim te Barcelona vetëm dy vite pasi u largua nga Camp Nou për në Parkun e Princave për shumën rekorde prej 222 milionë euro, shkruan Reporteri.net

Barcelona ofroi 107 milionë euro si dhe tre lojtarë. PSG dëshironte mbrojtësin Jean-Clair Todibo, mesfushorin Ivan Rakitic dhe sulmuesin Ousmane Dembele.

Dy lojtarët e parë u pajtuan për të kaluar te kampioni i Francës, por ishte Dembele që refuzoi të ishte pjesë e kësaj marrëveshje.

‘El Chiringuito’ ka raportuar se Neymar nuk ka mundur të ndalej së qari kur e ka kuptuar se ai do të qëndrojë te PSG edhe për një edicion dhe se rikthimi te Barça mbeti vetëm ëndërr.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv