Lajme

Reagimi i Endritit dhe Klestorit pas paraqitjes së Thaçit e Veselit para Speciales

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, janë paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë këtë javë.
Pas paraqitjes së tyre në Speciale, nuk ka munguar as reagimi i Endritit dhe Klestorit.

Në përkrahje të babait të tij, Endrit Thaçi, ka qëndruar para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, teksa në duar ka mbajtur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është parë në shoqëri edhe të disa personave të tjerë, ndërsa fotografia është realizuar nga agjencia AP. Krahas flamurit të UÇK-së është parë edhe ai Kuq e Zi.

Në mbështetje të babait të tij ka dal edhe Klestori, djali i Kadri Veselit.

Dje, kur Veseli kishte paraqitjen e parë para Speciales, djali i tij ka publikuar një fotografi në Instagram me pjesë të shkëputura nga seanca.

“Unë jam Kadri Veseli, kam lindur më 31 maj 1967 në Mitrovicë, SHTETI i Kosovës”.

Ndryshe, Endriti dhe Klestori kanë shoqëri të mirë mes vete. Disa herë ata janë parë në lokalet e kryeqytetit bashkë, derisa në një foto që e kishin publikuar para disa muajve, Klestrori e quante Endritin “vëlla”.

Postime të ngjajshme
Lajme

LAJMI I FUNDIT: 21 komuna hyjnë në karantinë

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Më në fund, votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike