Sport

Reagimi fantastik nga kapiteni i Liverpoolit për Superligën e Evropës

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka bërë një reagim fantastik në lidhje me Superligën e Evropës.

Mesfushori anglez ka folur në emër të të gjithë lojtarëve, të cilët janë kundër krijimit të kësaj lige.

Ylli i The Reds ka thënë se nuk duan që Superliga të bëhet dhe ky është pozicioni i tyre i përbashket lojtarë e menaxhmet.

Gjithashtu Henderson tha se përkushtimi i tyre ndaj klubit dhe tifozëve është absolut dhe i pakushtëzuar.

“Nuk e duam dhe nuk duam që të bëhet. Ky është pozicioni ynë i përbashkët. Përkushtimi ynë për këtë klub dhe tifozët është absolut dhe i pakushtëzuar”, ka shkruar Henderson.

Kujtojmë që 12 klube u bënë bashk për krijimin e Superligës së Evropës si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham Hotspur, Manchester United, Manchester City, Milan, Juventus dhe Inter.

Por pas presionit të madh të tifozëve dhe UEFA-s, si duket ky projekt do të dështoj.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s