Lajme

Reagimi epik i qytetarit ndaj ambasadorit: ‘Lëri përrallat zotëri, pse Kosova është e izoluar?’

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në ‘Twitter’ se në këtë ditë në vitin 2008, Italia ishte ndër vendet e para që njohu Republikën e sapolindur të Kosovës, por ka qenë një qytetar i Kosovës që i indinjuar nga izolimi dhe mos liberalizimi i vizave i ka reaguar ambasadorit, shkruan Gazeta Metro.

Ambasadori italian, Orlando ka kujtuar ditën që vendi i tij ka njohur Republikën e Kosovës, ai ka shkruar se ky partneritet vazhdon të rritet mes dy vendeve.

“13 vjet më vonë, partneriteti ynë vazhdon të rritet”, ka shkruar ai.

Por ka qenë një qytetar i Kosovës i cili indinjuar nga ‘izolimi’ i vendit, i ka reaguar duke i thënë ambasadorit që t’i lej këto përralla, ndërsa e ka pyetur se përse një italian vjen në Kosovë e të njëjtën gjë nuk mund ta bëjë një qytetar i Kosovës.

“Lëri këto përralla zotëri. Pse Kosova është e izoluar? Pse një italian vjen në Kosovë dhe pse një kosovar nuk mund të shkojë në Itali? Pse?”, ka shkruar qytetari.

Por nuk ka shkuar gjatë dhe është përgjigjur ambasadori Orlando, ai ka thënë se e kupton dhe e ndan me qytetarin zhgënjimin e mosliberalizimit të vizave për kosovarët.

“Unë e ndaj zhgënjimin tuaj. Qeveria ime ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi me partnerët tanë të BE-së”, ka shkruar Orlando./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Bahtiri flet për veturën superluksoze “Maybach”: Tregon se cili anëtarë i familjes e bleu atë

Lajme

Ja si po i kalon ditët Ivanka Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Lajme

Zhvarrimi i familjes Jashari, ja si Gërxhaliu e puthi kafkën e komandantit legjendar

Lajme

Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës