Sport

Reagimi epik i Mourinhos pas shkarkimit, bën shaka me fotoreporterët dhe zbulon të ardhmen e tij

Jose Mourinho e ka publikuar një video argëtuese në rrjetet sociale duke thyer kështu heshtjen pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Tottenham Hotspur.

Strategu portugez u shkarkua nga detyra mëngjesin e të hënës, 17 muaj pasi e kishte marrë drejtimin e Spursave (asokohe duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon).

Mourinho e ka lënë Tottenhami në vend të shtatë në renditje të Ligës Premier dhe gjashtë ditë para finales së Carabao Cup që zhvillohet të dielën.

https://blicmedia.net/ceferin-shperthen-ndaj-presidentit-te-gjigantit-evropian-nuk-kam-takuar-kurre-nje-njeri-qe-genjen-me-shume-se-ai/

58-vjeçari nuk dukej i shqetësuar lidhur me shkarkimin, për më shumë e ka shpërndarë një video në profilin e tij në Instagram, ku i ka xhiruar gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët para shtëpisë së tij në Londër.

 

Trajneri nuk shihet në video, mirëpo dëgjohet duke thënë: “Nuk më lënë privatësi. Madje edhe miku im Gary (gazetari i Sky Sports, Gary Cotterill) po më shqetëson. Kjo është jeta ime”.

Lidhur me shkarkimin, Mourinho është prononcuar shkurt për Sky Sports News duke thënë: “Më njihni mua, e dini se nuk do të them asgjë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)


I pyetur nëse ka nevojë për pushim, është përgjigjur: “Nuk kam. Nuk kam nevojë për pushim dhe mbushje të baterive. Unë jam gjithmonë në futboll”.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien