Lajme

Rasti Salih Mustafa, prokurori Special sot mban konferencë për media

Prokuroria e Specializuar e Kosovës sot në Hagë mban konferencë për media në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës, i arrestuar kohë më parë me dyshime për krime lufte.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Speciales bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith nga ora 15:00.

Mustafa, 48-vjeç, u arrestua më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së Sali Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mbaron karantina në këtë shtet

Lajme

Selmanaj ia mban sendviqin Hotit në një lokal të Prishtinës

Lajme

IKSHPK-ja me apel për qytetarët pas shtimit të rasteve me COVID-19

Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme