Lajme

Rasti Dehari: Frashër Krasniqi flet për letrën që ia dërgoi Albulena Haxhiut

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka folur për letrën që i ka dërguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e që ka të bëj me pesë vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Krasniqi në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se ka kërkuar të dijë nga ministrja Haxhiu se çfarë ka ndodhur me zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit“Tash e pesë vite më saktë në gusht të vitit 2016, njësitet anti-terror janë future në shtëpitë e tona të gjashtë ish-aktivistëve të LVV-së dhe na patën arrestuar në një akuzë për terrorizëm që asnjëherë nuk arrit me u vërtetu, e cila u hodh poshtë dhe u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit, e për të cilën nuk pati asnjë provë dhe asnjë fakt. Përkundrazi kishte prova fakte dhe dëshmi shfajësuese për neve. Ishte ky një proces që asokohe e quanim proces të montuar politikisht së bashku me ministren Albulena Haxhiun dhe të gjithë krerët dhe udhëheqësit e LVV-së dhe dy muaj më pas i burgosur në burgun e Prizrenit, shoku ynë Astrit Dehari, vdekje për të cilën u manipulua dhe u keqpërdor aq shumë në fushata elektorale, deklarime publike, u shpërndanë aq shumë akuza, saqë sot kërkova nga znj. Haxhiu se çfarë kanë bërë për këtë rast”, ka thënë ai.

Më tutje, Krasniqi tha se është koha që zyrtarët qeveritar të dalin dhe të tregojnë se çfarë ka ndodhur me këtë rast.

“Është koha që ata me dal dhe me thënë se i kemi zbuluar këto veprime ose me pranu që e kanë keqpërdorur politikisht me vdekjen e Astrit Deharit”, ka thënë ai në T7.

Zyrtari i PSD-së tha se nuk pret që të marr një përgjigje nga ministrja Haxhiu.

”Normalisht që nuk pres përgjigje nga znj.Haxhiu por e kam shkruar një letër publike ku faktikisht kërkojë drejtësi për Astritin”, tha ai.

Related posts
Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *