Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Nga 172 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 27 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol), raporton lajmi.net.

Nga data 08 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.110 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Thaçi kryelajm në mediat e huaja: Presidenti Kosovar viziton prokurorët që e akuzuan

Lajme

A do të paguajnë qytetarët 120 euro për testin për Coronavirus, MSH-së tregon si do të përcaktohet çmimi

Lajme

Ishte ndër personat e parë që u infektua me COVID-19 në Kosovë, mjekja e QKUK-së tregon për sfidën e saj

Lajme

Mjeku kosovar: Mos e bëni avokatin e djallit