Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor për situatën me koronavirus në vend.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka shkuar në 15 mijë e 814 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vend, kjo pasi që në 24 orët e fundit anë regjistruar edhe 56 raste të reja nga 567 mostra të marra, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, nha 56 raste të reja, 16 kanë qenë nga Prishtina, çka bën që kryeqyteti të prijë me numrin e të infektuarve.

Po ashtu në 24 orët e fundit në Komunën e Pejës janë regjistruar 11 raste të reja, kurse në Gjilan 8 raste.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

69 TË SHËRUAR DHE 56 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.

Postime të ngjajshme
Lajme

Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj

Lajme

Vjedhja e dy milionëshit, shteti sekuestron tri vetura

Lajme

Pse ky dimër do jetë krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi?

Lajme

Parashikimi i shkencëtarëve, ja çka do të ndodhë pas Covid-19